Shqipëria mposht Letoninë

Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionat Botëror 2026, duke mposhtur Letoninë 1-0 në “Air Albania”.

Sfida u zhvillua të martën mbrëma dhe solli një performancë të mirë nga kuqezinjtë, të cilët dominuan lojën dhe krijuan disa raste të pastra shënimi.

Pavarësisht rezultatit minimal, triumfi ishte vendimtar për objektivat kualifikues të skuadrës së drejtuar nga Sylvinho.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kristjan Asllani në minutën e 24-të nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar në delir tifozët shqiptarë që kishin mbushur stadiumin.

Letonia pati disa raste të rrezikshme, sidomos në finish të ndeshjes, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit.

Në fund, ishte Shqipëria ajo që festoi tre pikë të arta, të cilat e ngjitin në vendin e dytë të Grupit K me 8 pikë. Në krye mbetet Anglia me 15 pikë, ndërsa Letonia renditet në pozitën e katërt.

Me këtë fitore, kuqezinjtë hedhin një hap të madh përpara në garën e fortë për kualifikim në Botërorin e ardhshëm dhe mbajnë gjallë ëndrrën e madhe të tifozëve shqiptarë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika