Shqipëria – pa kandidaturë për president të ri

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se ende nuk ka asnjë kandidaturë të regjistruar për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë

Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri nuk është realizuar, në mungesë të kandidaturave.

15 maji ishte afati i fundit i raundit të parë për dorëzimin e emrave në kryesi.

Ndërkaq, pavarësisht se nuk ka emër, raundi i parë i votimit do të zhvillohet të hënën e 16 majit në orën 17:00.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas takimit me Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun të premten, pas takimit që zhvilloi me krerët e dy Grupeve të tjera Parlamentare, ka deklaruar se janë bërë hapa para për sa u përket emrave konkretë për presidentin e ri.

“Disponibiliteti është për t’i dhënë një president të të gjithë shqiptarëve, por ka disa afate, nuk kemi më mundësi të shtyjmë afatet. Më 16 është afati i parë, ndërsa afati i fundit është data 23 maj”, është shprehur ai.

Ndërkaq, kryetari i Grupit Parlament të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një komunikatë për media kishte dkelaruar se kanë propozuar kritere për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Përcolla qëndrimin e Partisë Demokratike te grupet e tjera. Kemi rënë dakord që jo vetëm të marrim pjesë, por të jemi për një proces real, të sinqertë. Presidenti duhet të jetë neutral, t’u qëndrojë sfidave”, ka thënë Alibeaj.

Ai ka theksuar se procesi i zbatuar në procedurë është garancia e parë.

Më 16 maj do të shkojnë propozimet për Presidentin e ri të Shqipërisë

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika