Shtëpia ku forcat serbe masakruan 53 civilë po bëhet muze

Në përvjetorin e 25-të të masakrës së Poklekut në Drenas, pritet të përfundojë rinovimi dhe të kthehet në muze shtëpia ku forcat serbe ekzekutuan 53 civilë, ndër ta 23 fëmijë. Ky lajm e ka gëzuar, Fadil Muqollin, të cilës më 17 prill 1999, forcat serbe ia vranë katërmbëdhjetë anëtarë të familjes së ngushtë, babanë, nënën, katër motrat, bashkëshorten me katër fëmijë, dhe bashkëshorten e vëllait me dy vajza

Gjashtë civilë arritën të dalin të gjallë nga shtëpia, dy u ekzekutuan në oborr, ndërsa 51 civilë ndër ta 23 fëmijë, u ekzekutuan brenda një dhome.

Kjo shtëpi në Poklek të vjetër të Drenasit ruan kujtimet e krimeve makabër nga forcat serbe.

Masakra ku u ekzekutuan 53 civilë, do të dokumentohet e do kthehet në muze për vizita, me investim të Ministrisë së Kulturës.

“Kur jav ka gju bombën, njerëzit i ka shkepur edhe i kanë plaguar. Edhe kur ka hy brenda edhe ka gju me pushkë automatike i ka vra të gjithë, kta gjaku që u shkep i atyre njerëzve”, tha Fadil Muqolli, familjar i viktimave.

Fadili po flet për masakrën e 17 prillit të vitit 1999, atij i janë vrarë 14 anëtarë të familjes së ngushtë.

Në shkallë janë të skalitura në metal figurat e atyre që i mbijetuan ekzekutimit e u nisën shkallëve për të shpëtuar.

Muqolli thotë se për mbi 20 vjet, për çdo ditë, sa herë kthehet në shtëpi, hynë në shtëpinë e vjetër, aty ku jetuan me mbi 20 anëtarë të familjes, i fik dritat, e largohet me kujtimet e fytyrave e zërave të tyre.

Ditëve të fundit në bllokun e vizatimeve të motrës Hafisë, ka gjetur një vizatim që është bërë disa vite para luftës.

“Këtu shihen forcat serbe me dy tanke, një serb që e ka gjuajtur armën dhe një shqiptar me plis te kulla tu e gju, duke e sulmu, mos me e lanë me e prek kullën…Ajo e ka ndje se nuk do ta shijojë lirinë”, tha Muqolli.

Bashkë me orenditë e gjësendet e shtëpjsë vizitorët do të kenë mundësi të njohin edhe fytyrat e viktimave të këtij krimi makabër

“Këtu më janë vrarë katërmbëdhjetë anëtarë të familjes së ngushtë, baba, nëna, katër motrat, bashkëshortja me katër fëmijë, një vajzë e tre djem, edhe bashkëshorjta e vëllaut me dy vajza, që vajza e vogël, Iria ka lindur në luftë, i ka pasur vetëm gjashtë muaj”, tha tutje Muqolli.

Muqolli pret që në përvjetorin e 25-të të masakrës të përfundojnë punimet dhe shtëpia të kthehet në muze, me cicëron e digjitalizim të historikut. Ajo që e brenë e që nuk e thotë Fadili është se ka frikë që të rinjtë do të harrojnë historinë e dhimbshme të rrugës drejt lirisë.

Gjatë luftës së fundit në Kosovës janë vrarë mbi 1024 fëmijë, 109 ende mbeten të zhdukur.

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika