Shtetasit kosovar i konfiskohen vulë dhe dokumente në gjuhën serbe në Bërnjak

Policia e Kosovës  ka bërë të ditur se një shtetasit kosovar i ka konfiskuar disa dokumente në gjuhën serbe përfshirë dhe një kërkesë nga Ministria e Brendshme e Serbisë, një vulë me shkrim serb si dhe dy kontrata serbe, në Bërnjak.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të gjitha këto të dyshuarit iu gjetën gjatë kontrollit të veturës e cila ishte me targa serbe, njofton Dukagjini.

Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit dokumentet janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Bërnjak 18.02.2026 – 22:25.  Gjatë kontrollit në automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur: një vulë me shkrim serb, disa dokumente tjetra në gjuhën serbe, një kërkesë nga MB e Serbisë, dy kontrata serbe etj.  Me urdhër të prokurorit vula dhe dokumente i janë konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin policor.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika