Shukri Buja: Gllavica më priti me zemër – mbështetja për PDK-në po rritet çdo ditë!

Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Gllavicës, të cilën e ka cilësuar si një mbrëmje mbresëlënëse dhe plot energji fitoreje.

Në një postim në rrjetet sociale, Buja ka falënderuar banorët për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre të fuqishme për PDK-në dhe programin e tij qeverisës për Lipjanin.

“Gllavica më mirëpriti me zemër sonte! Gllavica e Adem Gllavicës dhe e patriotëve të saj të pathyeshëm më priti sonte krahëhapur, bashkë me kandidatin për Kuvendin Komunal, Argjendin!” – ka shkruar Buja.

Ai ka theksuar se kjo mbështetje e madhe nga qytetarët i jep forcë dhe besim për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Mbështetja e fuqishme për PDK-në, për listën tonë fituese dhe për projektin tim politik për Lipjanin më jep energji dhe besim të palëkundur në fitoren që po vjen!” – ka shtuar ai.

Takimi në Gllavicë u cilësua si një tjetër dëshmi e mobilizimit qytetar në përkrahje të Shukri Bujës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, në prag të përballjes zgjedhore që po afrohet.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika