Shukri Buja: Magura ka nevojë për zhvillim, jo për braktisje

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka publikuar një video, ku krahasohen arritjet e tij gjatë dy mandateve si kryetar komune me gjendjen e sotme të Magurës dhe fshatrave përreth.

Në video theksohet se sot banorët e Magurës përballen me sfida të përditshme: shtrati i lumit i lënë pa mirëmbajtje, trotuare të bllokuara, parqe të shkatërruara, shkolla të vjetra të harruara e mbuluara nga ferra, kopshtet pa funksion, rrugët e dëmtuara dhe mungesa e ujit të pijshëm.

“Këto nuk janë thjesht probleme, por plagë të përditshme që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe të përgjegjshme”, thuhet në video.

Në kontrast, përkujtohen investimet e realizuara në kohën e Shukri Bujës, si asfaltimi i rrugëve në Magurë dhe Blinajë, kanalizimet në Magurë, Vrellë e Medevc, montimi i pompës së ujit, rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit për disa fshatra si dhe renovimi i QKMF-së në Magurë.

“Magura e Shukri Bujës ishte Magura e investimeve dhe zhvillimit, ndërsa sot është lënë pas dore me probleme të shumta”, thuhet në videon e publikuar.

Shukri Buja vlerëson se rikthimi i tij në krye të komunës është garanci për zhvillim të qëndrueshëm dhe për një Magurë që nuk braktiset, por ndërtohet.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika