Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e madhe që i dhanë në takimet e fundit zgjedhore.
Ai theksoi se besimin e treguar do ta kthejë me punë dhe projekte konkrete për banorët e komunës.
“Faleminderit për përkrahjen madhështore sonte! Me punë dhe projekte konkrete do t’ua kthejmë këtë besim të madh. Banullë, Gllogoc e Qellopek, tre fshatra, një vizion i përbashkët! Shkolla moderne, rrugë të sigurta, shëndet për të gjithë, si dhe gra e rini që ecin përpara. E ardhmja është këtu, prandaj fitorja është e jona!”, shkroi Buja në Facebook.
Ai shtoi se programi i tij për Lipjanin mbështetet në investime në infrastrukturë, përmirësim të arsimit, kujdes shëndetësor më cilësor dhe përfshirje të grave e rinisë në zhvillimin e komunës.