Si pasojë e një zjarri, vdes një 11-vjeçare në Gjakovë

Mëngjesin e hershëm të së hënës, një banesë është kapluar nga zjarri në qytetin e Gjakovës duke shkaktuar vdekjen e një të miture

Pamje nga banesa në flakë

Një 11-vjeçare ka vdekur si pasojë e flakëve nga një zjarr që ka përfshirë një banesë në qytetin e Gjakovës.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur se lajmi për zjarrin është pranuar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, në 01:40.

“Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjetur trupi i viktimës femër/kosovare lindur më 2011, për të cilën ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj”, ka thënë Elezaj për KP.

Tutje, ai ka thënë se me njoftimin e Prokurorit të Shtetit, rasti është inciniuar si “Hetim i vdekjes” dhe “Zjarrvënie”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrëfikësit të cilët së bashku me policinë, kanë bërë evakuimin e banorëve të bllokut banesor.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika