Si ta ndalojmë degjenerimin e Kurtit për emërimet partiake? Flet Hoxha

Reagimi i qytetarëve duhet të jetë në momentin e parë që kryeministri bënë dallime në baza partiake ka thënë Yll Hoxha i cili ka shtuar se Kurti i pushtetit dallon shumë nga Kurti i opozitës

Ylli Hoxha





Analisti Yll Hoxha, ka folur për “Standardet e Kurtit”, ku ka thënë se po të krahasohet figura e Albin Kurti si pushtetar dhe atij si opozitar, duket se ka një hendek shumë të madh.

Më tej ai ka sqaruar se si Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se sa ishte në opozitë që nuk do të marrë pjesë ne dialogun me Serbinë pa i plotësuar Serbia disa kushte.

“Kurti ashtu sikurse Hashim Thaçi, pasi është bërë kryeministër ka filluar të sillet ma shumë sikurse nxënës i ish-presidentit Ibrahim Rugova, se sa si nxënës i Adem Demaçit“ po ashtu kishte vepruar edhe Thaçi ka theksuar Hoxha.

Ndërkohë Hoxha ka treguara se si duhet ta parandalojmë degjenerimin e Kurtit, “për emërimet partiake, shpërndarje të buxhetit me premisa politike”.

Ai ka thënë se nuk duhet ta lejomë edhe Kurtin që të bëhet pjesë e fenomenit të ish-klasës së shkuar politike, të cilët kanë degjeneruar në të gjitha dimensionet.

“Fakti që duhet të pajtohemi se ky Kurti, nuk është ai Kurti i kushteve ndaj Serbisë, duhet më ta gëlltisim. Presioni i publik duhet të jetë i orientuar se si ky kryeministër të ketë një përgjegjësi më të madhe ndaj punësimeve partiake sepse është ky që ka pasur zërin më të lartë ndaj këtyre fenomeneve”.

Reagimi i qytetarëve duhet të jetë në momentin e parë që kryeministri bënë dallime në baza partiake sipas Hoxhës.

“Nuk guxon Kurti, me nda buxhet politik, nuk guxon Kurti me vazhdua me emërime politike në ndërmarrje publike, duhet të ballafaqohet me kritika ma të ashpëra se çka do”, ka përfunduar Yll Hoxha.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika