Sibora Resyli performon në koncertin e parë ndërkombëtar në Bullgari

Violinistja e re Sibora Resyli ka mbajtur koncertin e saj të parë ndërkombëtar në qytetin Petrich, në Bullgari.

Koncerti u organizua nga Ekaterina Dimitrova, e cila përcolli edhe mesazhin kryesor të aktivitetit “Paqe në një botë të trazuar”, njofton Dukagjini.

Po ashtu në këtë ngjarje artistike ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Petrichit, Dimitar Brëçkov.

Programi i koncertit përfshiu vepra të njohura të muzikës klasike, mes tyre “Spanish Symphony” nga Édouard Lalo, “Introduction and Tarantella” nga Pablo de Sarasate, si dhe “Sonata për piano dhe violinë nr. 1” nga pianisti dhe kompozitori Ivan Stoilkov.

Performanca e Siborës u realizua në bashkëpunim me pianistin Ivan Stoilkov, ndërsa shoqërimi në piano u bë nga Melos Buza.

Ky koncert vlerësohet gjithashtu si rezultat i punës dhe përkushtimit të profesoreshës Shqipe Bajraktari, puna e së cilës po i hap rrugë talentëve të rinj drejt skenave ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika