Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre për shkak të shkeljes së të drejtave të serbëve, Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.
Ai deklaroi se kandidati i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka mandat legjitim me 12.355 vota dhe mbështetjen e nëntë nga dhjetë deputetëve serbë, ndërsa akuzoi pushtetin se po synon të vendosë Nenad Rashiq në këtë post pa mbështetjen e komunitetit serb.
Sipas tij, procesi është i kundërligjshëm dhe Lista Serbe do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
“Slavko Simiq ka mbështetje të plotë nga shumica e deputetëve serbë dhe i takon posti i nënkryetarit”, theksoi Igor Simiq.