Sindikata e RTK-së paralajmëron protestë më 6 gusht dhe bojkot të mbulimit të ngjarjeve politike

Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës ka paralajmëruar protestë më 6 gusht, si reagim ndaj mungesës së alokimit të buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025.

Sipas Sindikatës, institucionet përkatëse ende nuk kanë siguruar fondet e nevojshme për funksionimin e RTK-së, duke e vënë në rrezik serioz vazhdimësinë e transmetuesit publik.

“Institucionet kanë vazhduar me heshtje dhe neglizhencë, duke lënë punëtorët pa siguri dhe RTK-në në prag të kolapsit total”, thuhet në reagimin e Sindikatës.

Sipas njoftimit, protesta e 6 gushtit do të jetë vetëm hapi i parë në një seri veprimesh sindikale që synojnë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe ruajtjen e ekzistencës së RTK-së si medium publik.

Një nga masat e paralajmëruara është edhe bojkotimi i mbulimit të ngjarjeve politike, në rast se mungesa e mbështetjes financiare ndaj RTK-së vazhdon.

“Për aq kohë sa transmetuesi publik injorohet dhe lihet pa mjete për funksionim, mbulimi i ngjarjeve politike do të bojkotohet”, thekson Sindikata.

SPERTK ka njoftuar gjithashtu se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër akterëve institucionalë, të cilët, sipas saj, kanë ndikuar në krijimin e kësaj situate përmes shkeljes së ligjit dhe cenimit të të drejtës për pagë dhe punë.

Gjithashtu, Sindikata u ka bërë thirrje organizatave sindikale, shoqërisë civile dhe të gjithë punëtorëve të RTK-së që t’i bashkohen protestës.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika