Siria njeh Kosovën, njofton Osmani

Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, ka njoftuar sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në njoftim thuhet se marrëveshja për njohjen është arritur në Riad, me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

Ajo shtoi se kjo është një njohje e ndërsjellë e sovranitetit dhe sakrificës, duke falënderuar edhe Princin e Kurorës saudite për rolin e tij në këtë akt historik.

“Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë. Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë”, shkroi presidentja në Facebook.

Tashmë Kosova tani njihet nga 120 shtete.

“Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë”, theksoi Osmani.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika