Siria po mban zgjedhjet e para që nga koha e Assadit

Siria këtë të diel po mban zgjedhjet e para parlamentare që nga rënia e regjimit të presidentit Bashar al-Assad, një votim që zyrtarët e përshkruan si një moment historik në tranzicionin politik të vendit pas luftës.

Zëdhënësi i zgjedhjeve, Nawar Najmeh, i tha televizionit shtetëror se votimi po zhvillohet sipas një kuadri të ri të përkohshëm zgjedhor të krijuar nga një dekret i lëshuar më parë këtë vit nga Presidenti Ahmad al-Sharaa. Dekreti krijoi një komitet kombëtar zgjedhor prej 10 anëtarësh dhe vendosi rregulla të reja për periudhën kalimtare, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Në vend të kësaj, “kolegjet zgjedhore” do të zgjedhin përfaqësues për dy të tretat e 210 vendeve, teksa presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa do të emërojë pjesën tjetër.

Autoritetet thonë se kanë shtyrë zgjedhjet për arsye sigurie në dy provinca të kontrolluara nga kurdët dhe në një të tretë, ku pati luftime vdekjeprurëse midis forcave qeveritare dhe milicive druze.

Zgjedhjet e së dielës po mbikëqyren nga Komiteti i Lartë për Zgjedhjet e Asamblesë Popullore Siriane, 11 anëtarët e të cilit u zgjodhën nga presidenti në qershor.

Numri i vendeve të ndara në secilin prej 60 distrikteve bazohet në të dhënat e regjistrimit të mbledhura në vitin 2010, viti para se vendi të zhytej në një luftë civile që vrau më shumë se 600 mijë njerëz dhe zhvendosi 12 milionë të tjerë.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika