Situata në veri, ndikimi i Milan Radojiçit në Kosovë

Në takimin në Beograd, sikurse çdo herë tjetër në takimin e Këshillit të Sigurisë mori pjesë edhe i kërkuari i organeve të drejtësisë, Milan Radojiçiq. Ndikimi i tij për trazira në veri po vlerësohet i lartë

Foto ilustrim

Ani se i kërkuar nga autoritet e drejtësisë në Kosovë e i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milan Radojiçiq edhe këtë të enjte u pa krah për krah me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, është figurë e njohur në Kosovë dhe me shumë ndikim në veri të vendit.

Ai me muaj të tërë nuk u arrit që të kapet nga organet e drejtësisë dhe vazhdon të kërkohet për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit e për herë të fundit gjithashtu u iku në kufi policëve kufitare derisa po tentonte të futej në Kosovë nga Bërnjaku.

Behar Mustafa, hulumtues në BIRN, thotë se ndikimi i tij shtrihet përtej Veriut.

Behar Mustafa-BIRN

“Ndikimi i tij vërehet në cdo sferë, qoftë në polici, coftë kudo. Nëse vërehen takimet që mbahen ai është gjithmonë I ulur para Goran Rakiqit dhe kjo tregon se cfarë ndikimi ka. Flet-arresti I tij lidhet më ndikimin e tij duke tentuar ta shtrijë jo vetëm në Veri por edhe në vendet e tjera. Mjafton të shkosh sot në Veri dhe qytetarët nuk guxojnë as emrin më ja përmendë”, ka theksuar Mustafa.

Ekspertët e sigurisë, e shohin si figurën kryesore për ndikim e përfshirje në trazira në veri kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për konvertim të targave ilegale serbe në RKS.

Nuredin Ibishi-Ekspertë i Sigurisë

“Ky person vazhdon të jetë personi kyç prej ekstremistëve që s’ka të drejt të hyj në Kosovës por fatkeqësisht ai po dirigjon në Kosovë. Gjithë kjo bënë një paralajmërim më anë të nivelit të lartë të rrezikshmërisë që Serbia qysh ma heret ka vendosur forca përreth Kosovës dhe kanë bërë manovra”, ka thënë Ibishi.

Hisen Berisha-PDK

“Ai ka ndikim të dhunshëm duke i maltretuar qytetarët serbë në Veri dhe përvojën që këta qytetarë ti dhunojnë pasi unë kom takuar banorë të Veriut që më kanë thënë se e kanë terminin kur duhet të dalin e të bëjnë bllokada përndryshe nuk mbijetojnë”, është shprehur Berisha.

I shumëkërkuari nga organet e drejtësisë, Milan Radoiçiq shfaqjen e fundit e ksihte në një vido mesazh gjatë korrikut të këtij viti, pikërisht pak para se të kalonte afati i atëhershëm për targat dhe që dyshohet se ishte brenda territorit të Kosovës.

Edhe sot televizioni ka pyetur Prokurorinë Speciale rreth zbatimit të urdhër arrestit ndaj tij por nuk është kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika