“Situatë alarmante me zjarret në Shëngjin”

Zjarret që u përhapën në Shëngjin mbrëmë, kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Gazetari Martin Marku në lidhje direkte në Lajmet Qendrore në Radio Dukagjini, u lajmërua nga vendi i ngjarjes për të dhënë më shumë informacione për situatën.

Marku deklaroi se situata në Shëngjin është vërtet kritike që nga mesdita e sotme.

Ai bëri të ditur se përveç forcave zjarrfikëse tokësore është angazhuar edhe një helikopter për shuarjen e zjarreve, por që izolimi i vatrës së zjarrit ende nuk është bërë i mundur, duke e cilësuar situatën alarmante.

“Si pasojë e erës së fortë nuk është bërë e mundur izolimi i vatrës së zjarrit.. Situata duket vërtetë dramatike dhe alarmante, janë angazhuar me dhjetëra forca zjarrfikëse nga e gjithë Shqipëria. “, deklaroi Marku.

Sipas Markut, situata e rëndë në Shëngjin është duke rrezikuar seriozisht jetën e pushuesve në këtë zonë, pasi vatrat e zjarrit, që janë disa, janë duke iu ofruar resorteve dhe bizneseve në këtë zonë.

Zjarri ka përfshirë çadrat e një resorti, bëri të ditur Marku, por shtoi se falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, u bë parandalimi i djegies së gjithë resortit.

Marku theksoi se që nga mesnata e kaluar është bërë evakuimi i banorëve dhe pushuesve në këtë zonë për shkak të rrezikut nga zjarri. Shtoi se sot asnjë person nuk është lejuar të futet në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, dhe se ajo pjesë mbetet e bllokuar nga forcat policore.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika