Situatë alarmante në Prishtinë: Zjarre të shumta përfshijnë kryeqytetin, vetëm 40 zjarrfikës në terren

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po përballet me një situatë alarmante si pasojë e shpërthimeve të shumta të zjarreve të ndikuara nga temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, është duke ndërhyrë në disa zona të rrezikuara.

Aktualisht, 40 zjarrfikës janë të angazhuar në operacione emergjente në tetë lokacione të ndryshme të kryeqytetit.

Lokacionet ku po ndërhyhet janë:

  • Rruga C, afër Maxi 24
  • Panari
  • Kosova B
  • Rimanishtë (2 raste)
  • Trudë (3 raste)
  • Milloshevë
  • Llukar (2 raste)
  • Bardhosh

Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se ekipet janë në terren dhe po bëjnë maksimumin për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejme të zjarreve.

Përmes një njoftimi, qytetarët janë ftuar që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet pranë zonave të prekura dhe të raportojnë menjëherë çdo rast emergjent në numrat:
📞 0800 122 33
📞 0800 122 44

“Ju lutemi për bashkëpunim dhe mirëkuptim. Jemi duke bërë gjithçka që është në dorën tonë për të reaguar në kohë reale dhe për të mbajtur situatën nën kontroll”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Komuna e Prishtinës.

Situata mbetet dinamike, ndërsa reagimi i shpejtë i shërbimeve emergjente është kyç për parandalimin e përhapjes së zjarreve në zona të tjera.

Përveç Komunës së Prishtinës, zjarret kanë kapluar edhe disa komuna të tjera si Podujeva, Prizreni e Suhareka.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika