Situatë e qetë në Veri

Të hënën e 12 dhjetorit, në Mitrovicën e Veriut po mbizotëron situatë e qetë. Policia e Kosovës vazhdon ta mbajë rendin dhe qetësinë publike





Në Mitrovicën e Veriut, situata aktualisht është e qetë.

Forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Forcat e Policisë së Kosovës

Ndërkaq, të dielën e 11 dhjetorit ka ndodhur një shpërthim rreth orës 22:00 afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

Në afërsi të kësaj shkolle, është hedhur një mjet piroteknik. Megjithatë shpërthimi ishte mjaft i fortë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Në një deklaratë të përbashkët të ambasadave të SHBA-së në Kosovë dhe Serbi, thuhet se “ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë”.

“E kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, në këtë deklaratë theksohet se SHBA-ja pret që t’u jepen fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit.

“Ne shprehim vlerësimin dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare”, thuhet më tutje në deklaratë.

SHBA-ja ka bërë thirrje që të ketë përmbajtje maksimale, të merren masa të menjëhershme për të arritur depërshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese.

“Ne i nxisim palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese”.





Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika