Sivasspor shënon golin e dytë ndaj Ballkanit

Skuadra turke, Sivasspor, e ka përmbysur rezultatin ndaj Ballkanit me rezultat 2:1, ndeshje kjo e cila është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”

Foto ilustrim, nga ndeshja Sivasspor-Ballkani





Sivasspor, ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Bllkanit, me rezultat 2:1, për raundin e katërt të fazës grupore në Ligën e Evropës.

Ishte sulmuesi Karol Angielski, që shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Ballkani në minutën e 48-të, të pjesës së dytë ka nisur në sulm me aksione të mira, pasi Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Qëndrim Zyba kanë gjuajtur nga pozicione mjaftë të rrezikshme për skuadrën kundërshtare, por pa fat për të shënuar golin e dytë.

Po ashtu, edhe mbrojtja e Ballkanit ishte në nivelin e duhur, por skuadra mysafire doli të jetë më me fat në këtë ndeshje.

Po ashtu, atmosfera në ndeshjen Ballkan-Sivasspor është shumë e zjarrtë pasi  aty është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me 13 mijë e 500 tifozë të Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.



Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika