S’ka li të majmunëve në Kosovë, institucionet nisin përgatitjet për përballje

Deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i dyshuar me linë e majmunëve

Konferenca e MSH-së dhe IKSHPK-së

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka deklaruar se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i dyshuar me linë e majmunëve.

Në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, zëvendësministrja ka deklaruar se duke qenë se rastet e para tashmë janë konfirmuar në Evropë por edhe në rajon, rreziku që ky infeksion të shfaqet edhe në Kosovë është real.

“Në vendin tonë deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i dyshuar i lisë së majmunëve. Rreziku për popullatën është i ulët, megjithatë MSH po monitoron në vazhdimësi situatën, vlerëson rrezikun për popullatën, dhe po përgatit rekomandime për profesionistët shëndetësorë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në IKSHPK veçse janë nisur përgatitjet për testet dhe se po punohet bashkë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të ndahen këshillat e duhura.

“Në IKSHPK tashmë kanë filluar përgatitjet për porositë e testeve diagnostikuese për këtë sëmundje. Qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet e mjekëve në rast të skuqjes në lëkurë”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq, infektologu Ramadani ka theksuar se vaksina për këtë infeksion ende s’është e disponueshme.

Infektologu Naser Ramadani

“Sa i përket furnizimit për vaksinë për një sëmundje të tillë, IKSHPK njofton se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim edhe pse ekziston një vaksinë kundër variolla vera, dhe qëndron kundër lisë së majmunëve”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka thënë se IKSHPK-ja ka përpiluar dokumentin e parë dhe se ai është shpërndarë në institucione e se do të përditësohet.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika