“S’ka përçarje”, Mehmetaj: Presidentja Osmani është e nënshtruar dhe e frikësuar nga Kurti

Lirim Mehmetaj ka thënë në emisionin “Debat Plus” se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka frikë nga kryeministri Albin Kurti dhe sipas tij, nuk mund të ketë përçarje mes tyre

Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka frikë nga kryeministri Albin Kurti dhe nuk ka guxim të konfrontohet me të.

Në “Debat Plus”, Mehmetaj ka theksuar se Osmani, e cila dikur kishte popullaritet të ngjashëm me Kurtin, ka vendosur të mos bëjë betejë politike kundër tij, por “t’i nënshtrohet plotësisht atij”.

Sipas tij, përçarje mes tyre nuk do të ketë, pasi për të ndodhur kjo, duhet të ketë dy palë që nuk kanë frikë të përballen me njëra-tjetrën, ndërsa Osmani është e frikësuar nga Kurti.

Lexo edhe: Thellohet “krisja”, Osmani i kundërpërgjigjet Konjufcës

Mehmetaj ka shtuar se Osmani vetëm ka shprehur disa shqetësime, por nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri për konfrontim.

“Kjo është frikacake, sepse ka qenë një moment politik në Kosovë kur ka pasur votë edhe popullaritet përafërsisht të njëjtë me Kurtin. Edhe kjo ka vendosur të mos bëjë betejë, të mos qëndrojë në LDK edhe të bëjë betejë më Kurtin, kjo iu ka nënshtru atij komplet. Kjo është person i nënshtrum, është e frikësuar prej Kurtit edhe nuk mundet të ketë përçarje, sepse duhet me i pas dy anë të cilat nuk kanë frikë nga konfrontimi me njeri-tjetrin, kjo ka frikë nga Kurti. Edhe s’ka me pas përçarje, thjesht disa shqetësime i ka shprehur”, ka deklaruar Mehmetaj.

 

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika