”S’kam pasur diskutime” -Emilia Rexhepi: Kurti nuk më ka shtyrë të kandidoj për Prizrenin

Emilia Rexhepi, kandidate për kryetare të Prizrenit nga NDS-i i komunitetit boshnjak, në një intervistë në Debat Plus ka folur lidhur me pretendimet se Albin Kurti e ka shtyrë të hyjë në garë për të paren e kësaj komune vetëm që të mos fitohet në raundin e parë.

“Nuk kam pasur kurrfarë diskutimesh me kryeministrin Kurti rreth kandidimit tim. Unë jam singular në partinë time, s’jam Vetëvendosje, kandidati i tyre është Artan Abrashi dhe natyrisht barabarsisht hyjmë në garë”, ka thënë ajo.

Më tej, Rexhepi ka folur edhe për mundësinë e hyrjes në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje nëse shkon në balotazh.

“Nga përvoja e deritanishme që unë kam, mirë e di dhe e vlerësoj situatën politikisht në Prizren, dhe sipas mendimit tim PDK dhe Vetëvendosje do të jenë në balotazh”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se është herët të flitet nëse do ta përkrahin Vetëvendosjen në balotazh.

“Do të shikojmë rezultatin, anojmë nga ata, mirëpo ia lëmë opsionit”, ka thënë ajo.

Rexhepi ka shtuar se e ka mik dhe kishte përkrahur Shaqir Totajn në zgjedhjet e kaluara qysh në raundin e parë, duke theksuar se e njeh prej kohësh nga klubi Bashkimi, por sipas saj në Prizren Totaj “është i humbur në kohë dhe hapësirë.”

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika