Skandal me pronat në Gjakovë- Arrestohen katër zyrtarë komunalë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

Të dyshuarit, dy burra dhe dy gra, janë zyrtarë nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Gjakovës thuhet në komunikatë për media të policisë.

Sipas Policisë, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se gjatë viteve 2018 dhe 2019, ata kanë lëshuar pëlqime dhe vendime të kundërligjshme për parcelizim dhe bartje pronash në emër të personave të tretë, pa dijeninë apo autorizimin e pronarëve legjitimë.

Hetimet kanë rezultuar me sigurimin e provave që mbështesin dyshimet për veprimtari të kundërligjshme.

Të dyshuarit janë intervistuar në praninë e mbrojtësve të tyre ligjorë dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika