“Skena të tmerrshme” në qytetin sirian Jidayris (VIDEO)

Gjendja në zonat e prekura nga tërmeti në shtetin e Sirisë është mjaft e rëndë

Njerëz të ulur mbi rrënojat e ndërtesave të shembura, në Aleppo, Siri ( Shkurt, 2023. Foto: AP)

Shumë nga videot e shpëtimit që kanë dalë nga Siria veriperëndimore, e kontrolluar nga opozita, që nga e hëna kanë ardhur nga qyteti i vogël i Jidayris, ku rreth 50 ndërtesa raportohet se janë shembur.

Të martën, një mjek në një spital lokal tha se një vajzë e porsalindur që u filmua duke u nxjerrë nga rrënojat, ishte në një gjendje të qëndrueshme. Nëna, babai, katër vëllezërit e motrat dhe halla e saj nuk mbijetuan.

Raed al-Saleh shkroi në Twitter se 800 të tjerë ishin plagosur, dhe paralajmëruan se kishte “skena të tmerrshme” në terren.

“Një situatë katastrofike, shkatërrim kudo,” shkroi ai.

“Qindra familje janë ende nën rrënoja dhe ekipet tona po punojnë me gjithë energjinë e tyre në vendet e shkatërruara”, vijoi ai.

Kjo pamje me dron që tregon shkatërrimin në Jidayris, u postua nga Helmetat e Bardha, të martën mbrëma.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika