S’mungojnë befasitë: Publikohet lista e Kosovës për dy ndeshjet e qershorit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit qershor ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

Në listën e përbërë prej 23 futbollistëve edhe kësaj radhe nuk kanë munguar befasitë. Pas një kohe të gjatë është ftuar mesfushori i Winterthur, Hekuran Kryeziu, kurse ftesë nga Giresse ka marrë dhe sulmuesi i Istanbulspor, Jetmir Topalli.

Këtë herë është ftuar anësori i CFR Cluj, Ermal Krasniqi, i cili pati një edicionin të mrekullueshëm në Superligën e Rumanisë.

Edhe pse e përfundoi sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë në elitën e futbollit slloven me 19 gola, Mirlind Daku nuk u ftua edhe një herë tjetër nga Kosova.

Nuk pati vend në listën e 23 të ftuarve as për anësorin e Antwerp, Arbnor Muja, i cili u shpall kampion dhe fitoi Kupën e Belgjikës.

Duhet cekur se, as nga Superliga e Kosovës nuk u ftua asnjë futbollist. Në ndeshjet e muajit mars ishte ftuar sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani.

Rrahmani e mbylli ediconin 2022/23 si golashënuesi më i mirë në Kosovë me 20 gola. Për të është raportuar gjithashtu se mund të vazhdojë karrierën në ndonjë skuadër të madhe evropiane. ‘Dardanët’ ndeshjen e parë do ta luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ më 16 qershor kundër Rumanisë, kurse tre ditë më vonë janë mysafir të Bjellorusisë në ndeshjen që do të luhet në Budapest të Hungarisë.

Më poshtë gjeni listën e plotë.

No description available.

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika