Sondazhi i UBO-së: 48.4% e qytetarëve, të kënaqur me punën e Qeverisë Kurti

Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të dhëna nga një sondazh i realizuar së fundmi nga UBO Consulting, ku qytetarëve u është shtruar pyetja:

Sa jeni të kënaqur me punën që ka bërë deri më tani qeveria e udhëhequr nga Kryeministri, Albin Kurti?

Sipas rezultateve të publikuara per here te pare keshtu eshte rezultati:

14.8% – Shumë i/e kënaqur

33.6% – I/e kënaqur

26.1% – I/e pakënaqur

20.9% – Shumë i/e pakënaqur

4.6% – Nuk e di / Nuk kam përgjigje.

Qytetarët janë pyetur edhe për kënaqëshmërinë e tyre ndaj Presidentes, Vjosa Osmani. E sipas përgjigjeve thuhet se të kënaqur me të janë 44.5%, të pakënaqur 21 % dhe shumë të pakënaqur janë 12.6%.

Ndërsa për vlerësimin ndaj liderëve sipas omnibusit të bërë nga UBO Consulting thuhet se lideri kryesor është Vjosa Osmani me 3.65^, Glauk Konjufca 3.41%, Bedri Hamza 3.14% dhe Albin Kurti 3.12%.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika