Sonte nis faza e “play-offit”, Ylli e kërkon titullin e tretë radhazi

Golden Eagle Ylli synon fitoren ndaj Vëllazënimit në paraqitjen e sotme

Të mërkurën mbrëma do të nisë faza e “play-off”-it në Superligën e basketbollit.

Xhebrailët do ta nisë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të Kosovës, të cilin e fitoi në dy sezonet e fundit.

Ekipi nga Suhareka do të përballet me Vëllaznimin në çerekfinale të fazës eliminuese.

Yllit i nevojiten dy fitore ndaj gjakovarëve për ta prekur gjysmëfinalen, aty ku do ta presë Peja.

Dhe, nëse e eliminon edhe ekipin Verdhezi, ekipi therandas më pas do ta kërkojë trofeun në finalen e madhe.

Ndërkohë, Kuqezinjtë do ta kërkojnë mrekullinë në çerekfinale.

Për Vëllaznimin, kjo do të jetë hera e parë që do të luajë në “play-off”.

Sfida mes Yllit dhe Vëllaznimit do të fillojë në orën 20:00.

Kurse, të enjten mbrëma do të luhet një tjetër ndeshje e “play-offit”, Trepça – Bashkimi.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika