Sopi nga OVL e UÇK-së falënderon autoritetet maqedonase: Protesta në Shkup u zhvillua pa incidente

Fatmir Sopi nga OVL e UÇK-së, në edicionin special të RTV Dukagjinit pas protestës së mbajtur në Shkup, ka thënë se në fillim ishin disa paqartësi dhe reagime nga shteti maqedonas me krijimin e “Shtabit të Krizës”, por OVL e UÇK-së ka falënderuar organet e sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ne sot falënderojmë të gjitha organet e sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë ata që kanë siguruar dhe kanë marrë masa që të mos ketë asnjë incident”.

“Mirëpo, më meritor për këtë punë janë vetë protestuesit të cilët në mënyrë dinjitoze kanë shprehur pakënaqësinë e tyre sa i përket Gjykatës Speciale. Me këtë rast falënderojmë të gjithë popullin anë e kënd: edhe Republikës së Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, diasporës. Falënderojmë të gjithë ata pjesëmarrës pa dallim feje, partie, pa dallim moshe, pa dallim shtrese shoqërore. Të gjithë kanë qenë siç kanë qenë në Prishtinë, në Tiranë, Strasburg edhe në Hagë, edhe sot në Shkup. Ka qenë një protestë dinjitoze, një protestë e cila e ka shprehur pakënaqësinë e popullit tonë lidhur me zhvillimet që po bëhen në Gjykatën Speciale në Hagë, e cila konsiderojmë se është një padrejtësi që po i bëhet luftës sonë të drejtë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë”, ka thënë Sopi.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika