Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër

FFK-ja ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, e cila zhvillohet më datë 9 shtator 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, dalin në shitje sot në orën 13:00

Tifozeria e Kosovës, Dardanët

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, e cila zhvillohet më datë 9 shtator 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, dalin në shitje sot në orën 13:00.

Dardanët do të përballen me helvetikët më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat do të jenë në shitje në pesë sektore Veri dhe Jug që kushtojnë 5 euro, në Lindje 10 euro, në Perëndim 20 euro dhe bileta më e shtrenjtë është ajo VIP që shitet 80 euro.

Njoftimi i plotë nga FFK-ja:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, e cila zhvillohet më datë 9 shtator 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, dalin në shitje sot në orën 13:00. Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm.

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

VINI RE!

Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

 

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika