Sot mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare

Gjatë ditës së sotme do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare, njëra fillon në orën 10:00, ndërsa tjetra në orën 11:00

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare.

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i cili nis mbledhjen në orën 10:00, do të vazhdojë dëgjimi mbikëqyrës i Komisionit të Pavarur për Media.

Ndërsa, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur më realizimin e të hyrave për vitin 2023. Mbledhja fillon në orën 11:00.

 

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika