Sot mbajnë takime tri komisione parlamentare

Tri komisione parlamentare pritet të mbajnë takime këtë të hënë

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Këtë të hënë pritet të mbajnë takime tri komisione parlamentare.

Së pari pritet të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Ata do të diskutojnë rreth buxhetit të komisionit dhe angazhimit të ekspertëve.

Ndërkaq, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të takohet me disa organizata joqeveritare.

Në anën tjetër, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit do të mblidhet për t’i shqyrtuar propozimet për anëtarë të KPK-së nga radhët e Fakulteteve Juridike.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika