Sot në Tiranë pritet të mbahet një protestë në mbështetje të Kosovës

Në Tiranë, në orën 19:00 pritet të mbahet një protestë para kryeministrisë në mbështetje të Kosovës, e cila është nxitur nga situata e fundit në veri dhe anulimi i mbledhjes së dy qeverive nga kryeministri shqiptar

Pamje nga posteri i protestës së thirrur nga qytetarët e Shqipërisë në Tiranë.

Këtë të premte në orën 19:00, para Kryeministrisë së Shqipërisë në Tiranë, pritet të zhvillohet një protestë në mbështetje të Kosovës.

Thirrja për të marrë pjesë në këtë protestë është bërë përmes rrjeteve sociale dhe është përcjellë nga aktori dhe humoristi shqiptar, Florjan Binaj.

Nisma për këtë protestë ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar në Kosovë dhe deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për anulimin e mbledhjes së dy qeverive.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Binaj ka thënë që zëri për kombin shqiptar nuk duhet dëgjuar vetëm në stadiume.

“Shihemi nesër! Mos e lini ngritjen e zërit për Kombin Shqiptar vetëm për në stadium…”, ka shkruar Binaj.

Detajet e plota të organizimit të kësaj proteste nuk janë të njohura, përveç orës dhe vendndodhjes së saj.

Pritet që qytetarët të mblidhen para Kryeministrisë në orën 19:00, për të shprehur mbështetjen e tyre për Kosovën.

Kujtojmë se tashmë janë bërë një ditë nga kidnapimi i tre policëve kosovarë nga forcat serbe.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ata besojnë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin masa për ta zbutur situatën dhe të respektojnë planin prej tre pikash të paraqitur nga Bashkimi Evropian.

Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe protestojnë vazhdimisht para ndërtesave komunale prej 29 majit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika