Sot përurohet sistemi “One Stop Shop” në Jazhincë

Sot, më 28 maj, do të përurohet sistemi One Stop Shop në Jazhnicë të Maqedonisë së Veriut, e cila ndan pikën kufitare mes Maqedoninë Veriore me Kosovën.

Ky sistem është një model modern i kontrollit të integruar kufitar, i cili lehtëson qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave mes dy vendeve me kontroll vetëm një herë nga shteti pritës.

Zëdhënësja e Qeverisë në Maqedoni të Veriut, Venera Azizi ka thënë të martën në një deklaratë për KosovaPress se ky sistem, përveç lehtësimit të qarkullimit, nënkupton edhe siguri të shtuar dhe zhvillim ekonomik.

“Ky sistem që e vendosëm në Bllacë dhe Jazhincë nënkupton urë-lidhëse lehtësimi i qarkullimit të qytetarëve, të mallrave dhe nënkupton edhe siguri të shtuar dhe zhvillim ekonomik. Ndërkaq do të vazhdojmë menjëherë me futjen në sistem të One Stop Shop-it edhe në Tabanovcë dhe Qafë-Thanë dhe me këtë do ta përmbyllim edhe më tej me vendkalimet e tjera kufitare sistemin One Stop Shop mes Maqedonisë së Veriut dhe shteteve që kufizohet vendi ynë”, ka thënë Azizi.

Sipas saj, gjatë vitit 2024 kishte 550 mijë kalime, ndërkaq më 2025 mbi 776 mijë kalime.

Ky sistem muaj më parë është vendosur edhe në pikën kufitare me Bllacë – Han të Elezit.

Përveç përfaqësuesve instituiconalë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, i pranishëm në këtë ngjarje do të jetë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika