Sot protestohet në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së të arrestuar në Maqedoni

"Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, sot me fillim prej ora 11:00, para Gjykatës Themelore – Shkupi 1, do të protestojnë për arrestimin e Blerim Ramadanit", njoftojnë nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së

Blerim Ramadani

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, sot me fillim prej ora 11:00, para Gjykatës Themelore – Shkupi 1, do të protestojnë për arrestimin e Blerim Ramadanit, njoftojnë nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së.

Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia.

“Deklarativisht do të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëluftëtarit tonë, Blerim Ramandanit”, thuhet në njoftimine e shoqatës./ALSAT.M 

Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoni me fletarrest nga Serbia

“Arrestimi ka ndodhur dje, rreth orës 13:20, na ndaluan në kufi për kontrollë të dokumentave,” ka thënë Ramadani.

Bashkëshortja e tij ka thënë se Blerimi është arrestuar për shkak se ishte në UÇK.

“I kanë thënë që ndalesa është për shkak të pjesëmarrjes në UÇK, kam folur me ta, mirë ka qenë sjellja e tyre ndaj tij dhe ndaj meje, ka qenë shumë e mirë,” shtoi Ramadani.

Blerim Ramadani i kishte bërë shoqëri bashkëshortes së tij për në qytetin e Tetovës, pasi Valbona studion atje.

Ramadani është ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.

MPJD-ja ka njoftuar se është në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramadanit.

Po ashtu, kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media, ka thënë se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika