Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet këtë të martë duke filluar nga ora 17:00.
Kujtojmë se orari i seancës ishte paraparë të ishte nga ora 12:00, por e njëjta ka ndryshuar për shkak të zhvillimeve në Hagë, njofton Dukagjini.
Sipas Rregullores së Kuvendit, në seancën konstituive, janë katër pika:
Formimi i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve; 2. Betimi i deputetëve; Zgjedhja e Kryetarit, dhe pika për zgjedhjen e pesë nënkryetarëve të Kuvendit.
Kujtojmë se partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, sapo të konstituohet Kuvendi mund ta thërras seancën e re për propozimin dhe votimin për kabinetin qeveritar.