Spahiu: Pas ngjarjeve në veri, Kosova është në pozicion më të favorshëm në dialog

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se pas ngjarjeve në veri që nga pranvera e vera qe po lëmë pas, Kosova ka pozicion më të favorshëm në dialog, e që do të duhej ta shfrytëzonte rastin për marrëveshje

Nexhmedin Spahiu, profesor universitar

Nexhmedin Spahiu, profesor universitar ka thënë se Kosova ka pozicion më të favorshëm në dialog, pas ngjarjeve në veri të vendit.

Ai përmes një lidhje direkte në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini tha se ky pozicion i favorshëm i Kosovës do duhej të shfrytëzohej si rast për marrëveshje.

“Pas ngjarjeve në veri, në pranverën dhe verën që shkoi, Kosova është në një pozicion më të favorshëm dhe do të duhej ta shfrytëzonte rastin për të bërë një marrëveshje, në të kundërtën do të duhej të ndërmerren përsëri veprime që janë në favor të Serbisë, dhe sa me vonë të bëhet marrëveshja, aq më i keq është pazari në fund”, ka thënë Spahiu.

Gjithashtu Spahiu potencon luftën në Ukrainë, ku thotë se këtë pozicion dhe këto benifitcione që i posedon Kosova janë përfitime nga lufta në Ukrainë.

“Interesi i Kosovës është që marrëveshja të bëhet më shpejt pasi nuk i dihet rrethanave botërore. Gjithë këto benifitcione, me gjithë këto përparësi, gjithë kjo trysni e aleatëve tanë mbi Serbinë e kemi përfituar nga lufta në Ukrainë, prandaj duhet të shfrytëzohet si rast që të bëjmë pazar me Serbinë rreth njohjes”, ka thënë Spahiu.

Ndër të tjera Spahiu thotë se pazari me Serbinë, është caktuar sipas planit franko-gjerman, ku Kosova përfiton njohje de-fakto dhe de-jure, nga Serbia në këmbim të një autonomie më të madhe për serbët e Kosovës, siç është Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika