Spahiu për deklaratat e Kurtit: Bëri mirë, s’duhet të formohet “Zajednica” pa njohje

Profesori Nexhmedin Spahiu në lidhje me kritikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, vlerëson se ky është një avantazh për Serbinë, pasi sipas tij, presidenti serb vihet në një pozicion më të lehtësuar që të lëshojë pe.

Në emisionin “FIVE”, Spahiu ka thënë se në këtë situatë “pala e dobët është pala kosovare” ndërsa ajo më në avantazh mbetet pala serbe.

“Besoj që është pjesë e skenarit, duke akuzuar ndërmjetësit se janë pjesë e Serbisë, ia lehtësojnë punën Serbisë. Kritikat e Kurtit ndaj emisarit të BE-së ia lehtësojnë pozicionin Vuciqit që të bëjë lëshime”, ka deklaruar Spahiu.

Sipas tij, Kurti bëri mirë që u deklarua në këtë formë, pasi nuk duhet të bëhet Asociacioni para se të bëhet njohja.

“Bëri mirë që u deklarua në këtë formë, pasi nuk duhet të bëhet Zajednica para se të bëhet njohja”, ka vijuar ai.

Sipas tij, këto përgjigje e kundërpërgjigje të Kurtit dhe BE-së nuk mund të prishin raportet në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), pasi sic thotë ai, “Kosova është një gjë tepër e vogël” në aleancën në mes të BE-së dhe ShBA-së.

Ndryshe, kryeministri Kurti më 18 shtator deklaroi se gjatë takimit të fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – të mbajtur në Bruksel më 14 shtator – Lajçak ishte “pozicionuar” kundër Kosovës.

Kryeministri kosovar tha se gjatë këtij takimi – që përfundoi pa një rezultat – dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

 

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika