Specialja liron Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun

Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë liruar me kusht pas rishikimit të fundit të paraburgimit nga gjykatësi lidhur me çështjen gjyqësore të Prokurorit të Specializuar në Hagë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Vendimi për lirimin e tyre është marrë më 3 shkurt 2026, kur gjykatësi ka konstatuar se rrethanat kishin ndryshuar që nga rishikimi i fundit i paraburgimit në dhjetor 2025 dhe se mbajtja e tyre në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme dhe as proporcionale.

Megjithëse gjykatësi ka vlerësuar se ende ekziston njëfarë rreziku që, në rast lirimi, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu të mund të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor, ai ka përfunduar se e drejta e tyre themelore për liri peshon më shumë sesa këto rreziqe.

Ndër faktorët kryesorë që janë marrë parasysh, gjykatësi ka theksuar se koha e kaluar nga Smakaj dhe Fazliu në paraburgim tejkalon dënimin minimal të paraparë me ligj në rast se do të shpalleshin fajtorë.

Po ashtu, është marrë parasysh fakti se faza e paraqitjes së provave në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit tashmë ka përfunduar, duke ulur rrezikun e ndërhyrjes në proces.

Gjykatësi ka konstatuar gjithashtu se nuk ekziston rrezik arratisjeje nga ana e Smakajt dhe Fazliut, veçanërisht duke pasur parasysh shumën e dorëzanisë financiare të ofruar prej tyre, e cila do të humbiste në rast të shkeljes së kushteve të lirimit.

Megjithatë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu mbeten të akuzuar në gjykimin aktual dhe lirimi i tyre është shoqëruar me një sërë kushtesh, të cilat ata janë të obliguar t’i respektojnë.

Haxhi Shala kthehet në Kosovë

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika