“Specialja, raketë e zhvatjes së Hagës”, ish-këshilltari i Trumpit me akuza ndaj Jack Smith

Jack Smith, Ish-kryeprokuror i Gjykatës Speciale

Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i ish-presidentit amerikan, Donlad Trump, Michael Flynn, njëherësh edhe gjeneral në pension ka ngritur akuza ndaj ish-Kryeprokurorit të Gjykatës Specialë në Hagë, ku po gjykohet krerët e UÇK-së.

Këtë gjykatë, Flynn, e ka cilësuar si “raketë e zhvatjes së Hagës” dhe ka pretenduar për disa llogarinë bankare në Zvicër që lidhen me Smith.

“Jack Smith gjithashtu nuk dëshiron që askush të gërmojë në Gjykatën e tij Penale Ndërkombëtare “të supozuar” në raketën e zhvatjes së Hagës, ose llogaritë e tij bankare zvicerane ose ndonjë nga aktivitetet e tij të mbrapshta gjersa është jashtë shtetit”, ka shkruar Flynn në X.

Një ‘betejë” është duke u zhvilluar në ShBA në mes të mbështetësve të Trump dhe Smith, i cili është prokuror special  në dy hetimet e iniciuara nga Departamenti i Drejtësisë në lidhje me ish-presidentin e ShBA-ve.

E djathta atje është duke tentuar të diskreditojë Smithin, me pretendimet e një skeme zhvatjeje shumëmilionëshe sa ai ishte kryeprokuror në Hagë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika