Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali i Besëlidhjes thirrje tifozëve: Do të jetë ndeshje mes dy vëllezërve

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit.

Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës – skuadra nga Lezha është duke dominuar basketbollin shqiptar.

Paraqitje fantastike pati gjithashtu sezonin e kaluar në Ligën Unike, duke u eliminuar në gjysmëfinale nga Prishtina.

Për sukseset, ecurinë fantastike dhe shumëçka tjetër, foli trajneri Afrim Bilali në një intervistë për emisionin “Dueli Ditor” në TV Dukagjini.

“Objektivat e Besëlidhjes janë të qarta. Në kampionatin shqiptar pa dyshim duhet të dominojmë dhe të fitojmë çdo trofe për të cilin luajmë. Një përfaqësim dinjitoz në Ligën Unike, dhe pse jo të pretendojmë ta fitojmë atë”, tha Bilali.

Tekniku 45-vjeçar zbuloi “çelësin” e suksesit të Besëlidhjes.

“Është mënyra se si është organizuar Besëlidhja, duke filluar nga presidenti, te menaxhimi nga bordi drejtues. Vazhdimësia dhe objektivat e qarta që i ka ekipi. Kuptohet, unë mendoj që jemi një nga klubet e vetme në Shqipëri dhe Kosovë që kontratat me lojtarët i kemi afatgjate. Asnjë lojtar nuk ka kontratë njëvjeçare, të gjithë i kanë trevjeçare e sipër. Kjo bën që serioziteti dhe vazhdimësia në këtë ekip të jenë e mirë. Rezultatet vijnë me kohën dhe dihet që këto dy vite kemi dominuar plotësisht në kampionatin shqiptar dhe jemi përfaqësuar denjësisht në Ligën Unike”, vazhdoi Bilali.

Ai potencoi edhe rëndësinë e ndeshjes përgatitore kundër Pejës, që zhvillohet të shtunën, nga ora 17:00, në palestrën “Karagaçi”, e cila do të transmetohet ekskluzivisht në TV Dukagjini.

“Unë kam luajtur në Kosovë rreth viteve 2003 dhe palestra “Karagaçi” gjithmonë ka pasur atmosferë të shkëlqyeshme. Tifozët pejanë janë që japin “zjarr” atmosferës në “Karagaç”. Besoj do të jetë një ndeshje e bukur, miqësore, një ndeshje mes dy vëllezërve, shpresoj çdo gjë të jetë konform rregullave. Pa dyshim do të jetë spektakël i dy ekipeve”, tha Bilali.

Ndeshja mes Pejës dhe Besëlidhjes së Lezhës ka ngjallur interes të madh dhe pritet që jetë spektakël i basketbollit, si në parket ashtu edhe në tribuna.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika