Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se njëri nga dy të plagosurit e ditës së djeshme është duke u trajtuar aty dhe është në gjendje stabile e jashtë rrezikut për jetë.
Sipas njoftimit të tyre personi tjetër është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Dukagjini.
“Njëri nga pacientët është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe aktualisht është në gjendje stabile dhe pa rrezik për jetën. Të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Spitalit.
Të shtënat me armë në Pejë, dy të plagosurit ishin liruan sot nga Gjykata