
“Practical Systems Thinking: Tools for Leading Innovation in Higher Education” është sesioni i radhës i Arizona State University Innovation Talks, i dedikuar për stafin akademik dhe administrativ të UNI – Universum International College.
Ky sesion u ofron pjesëmarrësve një qasje praktike mbi systems thinking – një metodologji thelbësore për të kuptuar, analizuar dhe udhëhequr ndryshimet në institucionet e arsimit të lartë.
Gjatë webinarit theksohen mjetet dhe teknikat kryesore që ndihmojnë në identifikimin e sfidave të ndërlikuara, marrjen e vendimeve strategjike dhe zhvillimin e inovacionit institucional.
ASU Innovation Talk është projektuar për të forcuar shkëmbimin e njohurive, praktikave më të mira dhe përvojave profesionale ndërmjet Arizona State University dhe UNI – Universum International College.
UNI, përmes partneritetit me Arizona State University, vazhdon të tregojë përkushtim ndaj inovacionit dhe cilësisë akademike, duke ofruar arsim të avancuar dhe të nivelit botëror. 
TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.

