Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar po bisedon me vende të tjera për të parë se çfarë mund të bëhet së bashku për të minimizuar ndikimet ekonomike tek qytetarët dhe bizneset.
“Sa më gjatë të vazhdojë kjo, aq më shumë ka gjasa të ketë një ndikim në ekonominë tonë, në jetën dhe familjet e të gjithëve dhe të çdo biznesi”, ka thënë Starmer, duke shtuar se detyra e qeverisë është të veprojë paraprakisht.
Ai ka thënë qeveria laburiste ka bërë shumë për të forcuar rezistencën ekonomike të vendit dhe se ministrja e Financave, Rachel Reeves, ka biseduar me guvernatorin e Bankës së Anglisë “në bazë ditore”, raporton BBC.
Starmer ka shtuar se qeveria po diskuton edhe me partnerët ndërkombëtarë për veprime të përbashkëta që të ulin ndikimin e mundshëm mbi qytetarët dhe bizneset britanike.