Statovci: Marrëveshja e Kosovës me MCC-në kontribuon në stabilitetin energjetik

Deputetja e VV-së, Statovci nga Lista Guxo ka thënë se marrëveshja mes MCC-së dhe Kosovës shënon investimin më të madh ndonjëherë në historinë e shtetit të Kosovës në fushën e energjetikës

Jeta Statovci, deputete e Vetëvendosjes nga Lista Guxo

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje(VV), nga Lista Guxo, Jeta Statovci, ka bërë të ditur se Komisioni për Ekonomi, e ka mbështetur unanimisht marrëveshjen me Sfidat e Mijëvjeçarit.

Statovci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo marrëveshje mes Kosovës dhe ShBA-së është investimi më i madh në historinë e vendit në fushën e energjetikës që kontribuon në stabilitetin energjetik.

“Por nga ky projekt, jam e lumtur që do të përfitojnë edhe gratë në sektor. Nga 9% e tyre sa janë të punësuara aktualisht në sektorin e energjisë në Kosovë, që i bie as sa gjysma e mesatares globale; synim dhe qëllim i këtij projekti do të jetë arritja e mesatares globale të përfshirjes së grave në fushën e energjisë sikur në shtetet e tjera”, ka shkruar Statovci.

Sipas saj, investimi 237 milionësh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, determinon aleancën e përhershme dhe miqësinë e përjetshme mes të dyja vendeve.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, të martën e 26 korrikut janë pritur në Departamentin amerikan të Shtetit nga Sekretari, Antony Blinken.

Gjatë këtij takimi është theksuar partneriteti midis ShBA-së dhe Kosovës, me ç’rast Blinken edhe ka njoftuar se të mërkurën e 27 korrikut do të nënshkruhet kontrata me korporatën për energji.

Liderët e vendit do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, për Programin Kompakt të Kosovës.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika