PDK: Tubimet në Prishtinë e Ferizaj treguan se Kosova është gati për të ardhme

Zëdhënësi i fushatës zgjedhore të PDK-së, Blerand Stavileci, ka theksuar se tubimet masive të PDK-së në Prishtinë dhe Ferizaj treguan se qytetarët janë të bashkuar dhe të vendosur për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Pasi Partia Demokratike e Kosovës (131) nisi fushatën zgjedhore me dy tubime madhështore në Prishtinë dhe Ferizaj, zëdhënësi i fushatës, Blerand Stavileci, në një konferencë për media, ka thënë se këtë fundjavë, ka filluar një kapitull i ri shprese, vendosmërie dhe uniteti për Kosovën.

Stavileci duke falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe pjesëmarrjen masive në tubimet e PDK-së në Prishtinë dhe Ferizaj, u ka kërkuar falje të gjithë atyre që mbetën jashtë sallave për shkak të hapësirave të kufizuara.

“Të shtunën në Prishtinë dhe të dielën në Ferizaj, mijëra qytetarë u bashkuan krah për krah, brenda dhe jashtë sallave, për të përcjellë dhe për të përçuar një mesazh të qartë: Kosova është gati për një të ardhme Ma të Mirë. Kjo nuk është thjesht një fushatë. Ky është një mision dhe, mbi të gjitha, një rrugëtim i pandalshëm i atyre qytetarëve që besojnë se “Kosova Mundet Ma Mirë”.”, ka thënë ai, transmeton EO.

Sipas Stavilecit, Kosova po flet me porosi të qartë se është koha për ta rikthyer dinjitetin, se është koha për Ma Mirë.

“Ta shkruajmë së bashku kapitullin tjetër të madh të shtetit dhe të ardhmes sonë. Prandaj, për çdo qytetar, bashkohuni me ekipin fitues të PDK-së dhe të Bedri Hamzës. Të ecim përpara, të bashkuar dhe të pandalshëm, drejt një Kosove Ma të Mirë. Fushata ka nisur. Vrulli është i pandalshëm. “Kosova mundet Ma Mirë” dhe me përkrahjen tuaj, do ta bëjmë Ma Mirë!” ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika