Stoltenberg i bën thirrje Kosovës “të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se "Prishtina nuk duhet të ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues"

Jens Stoltenberg - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se gjatë kësaj të diele ka folur me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, për Kosovë.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE tani, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit”, ka shkruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

“Kam biseduar me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell për Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen tash në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si rruga e vetme për paqe e normalizim. Prishtina duhet të depërshkallëzojë dhe të mos marrë hapa të njëanshëm e destabilizues. NATO_KFOR do të vazhdojë të përkujdeset për një ambient të sigurtë”, ka thënë Stoltenberg.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika