Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se ka biseduar më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai njoftoi se ka kërkuar nga të dy liderët që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim.
“Bisedova me Aleksandër Vuçiqin dhe Albin Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. I kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim”, ka shkruar ai në Twitter.
Spoke to @avucic and @albinkurti about the tense situation in northern Kosovo. I urged both to refrain from any unilateral action that can trigger escalation. Dialogue is the only way forward. @NATO_KFOR remains vigilant.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) November 7, 2022
Ai bëri të ditur se se dialogu është e vetmja rrugë drejt zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve, kështu duke theksuar se NATO dhe KFOR mbeten vigjilent për çka do që ndodh.