Stoltenberg pas takimit me Kurtin: Përmes dialogut, palët duhet të shmangin çdo retorikë nxitëse

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se tensionet mes të dyja vendeve duhet të zgjidhen përmes dialogut. Po ashtu ai ka theksuar se të dyja palët duhet të sillen në mënyrë konstruktive, duke shmangur çdo retorikë nxitëse

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencë për media

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të tyre që kanë zhvilluar në Bruksel, ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Sekretari Stoltenberg, të njëjtat fjalë pak a shumë tha që i ka përcjellur edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Përmes dialogut duhet të shmanget çfarëdo retorike urrejtëse dhe nxitëse”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka thënë se në takimin e tyre me Kurtin, i kanë adresuar tensionet e fundit në veri të Kosovës, situatë për të cilën ai ka thënë se tashmë në teren është përmirësuar.

“KFORI është atje dhe është i gatshëm për të ndërhyrë nëse stabiliteti rrezikohet”, ka theksuar sërish Stoltenberg, duke thënë se KFORI do të vazhdojë të ofrojë mjedis të rregullt për të gjithë popullin  në Kosovë.

Po ashtu ai ka thënë se në dialogun Kosovë-Serbi, të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe pozitive.

Sipas tij, Kosova duhet të demonstrojë që është palë përgjegjëse në rrugën euro-atlantike drejt BE-së.

Po ashtu ai ka theksuar se nëse ka përshkallëzim të situatës, veprimet e KFOR-it do të jenë të matura, proporcionale dhe do të jenë të qarta për të parandaluar çdo lloj sfide.

Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vuçiq, po në Bruksel, më 18 gusht do të takohen për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian(BE).

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika