Stoltenberg: Turqia do të mbështesë pranimin e Suedisë në NATO

Presidenti i Turqisë është pajtuar që të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pajtuar që të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Kështu tha më 10 korrik shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg, që tha se Erdogan do të dërgojë aplikimin e Stokholmit për anëtarësim në NATO te Parlamenti turk për ratifikim.

Kjo sipas Stoltenbergut u arrit pas bisedimeve që zhvilloi në Vilnius të Lituanisë me Erdoganin dhe kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.

“Kjo është ditë historike”, tha Stoltenberg gjatë një adresimi për media.

Në një deklaratë të ndarë u njoftua se Suedia dhe Turqia kanë arritur marrëveshje.

Turqia ka bllokuar aplikimin e Suedisë në aleancë, duke e akuzuar Stokholmin se strehon aktivistët kurdë që Ankaraja i konsideron terroristë.

Më herët gjatë të hënës, Erdogan kushtëzoi pranimin e Suedisë në këmbim të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Por, në deklaratën e lëshuar pas takimit trepalësh u tha se Turqia dhe Suedia do të punojnë ngushtë “në koordinimin e kundërterrorizmit” dhe do të fuqizojnë raportet dypalëshe tregtare.

“Suedia do të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet për të ringjallur procesin e pranimit të Turqisë në BE, përfshirë edhe modernizimin e bashkimit doganor BE-Turqi dhe liberalizimin e vizave”, u tha në deklaratë./REL

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika