
Studentët e Universum International College (UNI) po e vendosin Kosovën në hartën e inovacionit global!
Në kuadër të ASU Challenge, një garë ndërkombëtare të organizuar nga Arizona State University (ASU), ku këtë vit morën pjesë mbi 90 ekipe nga universitetet partnere të ASU në mbarë botën, ekipi i UNI është përzgjedhur finalist me projektin e tyre revolucionar “TeachMeAI”. 

“TeachMeAI” është një platformë që përdor inteligjencën artificiale (AI) për të personalizuar përvojën e të mësuarit për çdo student, duke krijuar një proces edukimi më interaktiv, efikas dhe të përshtatur me nevojat individuale të secilit.
Ky projekt inovativ pasqyron aftësinë e studentëve të UNI për të menduar në mënyrë kreative dhe për të krijuar zgjidhje që mund të transformojnë të ardhmen e arsimit. 

Përzgjedhja e tyre si finalistë në ASU Challenge është dëshmi e nivelit të lartë të përgatitjes akademike që ofron UNI dhe e mundësive unike që studentët përfitojnë përmes bashkëpunimit me Arizona State University – universiteti nr.1 në SHBA për inovacion për 11 vite radhazi (US News & World Report). 
Ky sukses është një tjetër dëshmi se studentët e UNI janë pjesë e një gjenerate që po ndërton zgjidhjet e së ardhmes – përmes dijes, teknologjisë dhe partneriteteve globale që hapin dyer drejt botës. 
Apliko tani: universum-ks.org/kerko-info
Email: [email protected]
Viber & WhatsApp: +383 44 144 062


